13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Mbahet marshi “Mbaje lapsin, jo unazën”

Me qëllim të parandalimit të martesave të hershme, të rinjtë e Komunës së Malishevës do të mbajnë marshin “Mbaje lapsin, jo unazën”, që do të organizohet sot në orën 12:45 para gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Shkolla e Diasporës, organizatore e këtij aktiviteti, synon që përmes këtij marshi të cilin e kanë quajtur ndryshe edhe iniciativa “Autobusi”, të sensibilizojnë vajzat dhe moshat e reja të kësaj komune për normat sociale të lidhura me nderin dhe vijueshmërinë e shkollës, specifikisht parandalimin e martesave të hershme, nën moshën 18-vjeçare.

Përmes një komunikate për media, Shkolla e Diasporës ka ftuar edhe mediat që të mbështesin këtë marsh, duke thënë se roli i mediave në gjithë këtë rrugëtim është më se i rëndësishëm, dhe do të përçonte më së miri mesazhin e këtij projekti në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë i pranishëm në gjithë shoqërinë e kosovare.

Ndryshe, kjo iniciativë është nismë e dalë nga Shkolla e Diasporës në Kosovë, program ky i implementuar nga Germin, dhe mbështetur nga GIZ.

Më Shumë

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai bëri të ditur se sot,...

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Lajmet e Fundit