8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Mbi 17 milion euro të planifikuara për prokurim në Prizren

Komuna e Prizrenit gjatë këtij viti ka planifikuar që t’i shpenzojë 17.4 milionë euro përmes procedurave të prokurimit.

Prej kësaj shume, pjesa më e madhe do të derdhet në kontraktimin e punëve, në vlerë prej 14.1 milionë euro, derisa për furnizime janë planifikuar rreth 1.8 milionë sosh, si dhe për kategorinë e shërbimeve afro 1.5 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dhënat janë shpalosur nga drejtuesi i Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit, Isa Osmankaj, i cili në seancën e fundit të KK-së ka informuar anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës lokal me planin e punës së prokurimit për vitin 2018.

Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi, ka pohuar se plani i punës së prokurimit për vitin 2018, sikurse edhe planet e tjera të dikastereve lokale prezantohen para këshilltarëve me qëllim të informimit të tyre lidhur me punën e ekzekutivit lokal.

Ndërsa Osmankaj ka sqaruar se Zyra e Prokurimit për çdo vit fiskal paraprakisht e bën planin e prokurimit, i cili pastaj implementohet gjatë vitit vijues…

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit