-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

Mbi 2 mijë e 600 biznese të mbyllura në Kosovë për shkak të pandemisë

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë. Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinë.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në hostel, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim.

Më Shumë

Latifi dhe drejtoresha Sallteku takohen me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku, kanë vizituar...

10 vjet nga fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave – shtetet e rajonit morën liberalizmin për më pak se katër vjet

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë. Edhe pas 10 vjet...

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull – vendi i parë ka diferencë të thellë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson me numrin më të madh të golave të shënuara me kokë që nga viti 2000. Pesë herë fituesi...

Gareth Bale rikthehet nga lëndimi, i paqartë për të ardhmen

Pas 144 ditësh mungesë, Gareth Bale është rikthyer në listën e Carlo Ancelotti-t. Bale do të jetë i pranishëm, dhe me shumë mundësi do të...

AKP emëron bordin e ri menaxhues të Brezovicës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të përbërë prej gjashtë anëtarëve...

1840 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1840 tiketa trafiku. Sipas raportit janë shkaktuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale e...

Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

Beogradi zyrtar është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që s’e lejon një gjë të tillë. Komisioni...

Gjyqtari nga Prizreni Fahret Vellija zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fahret Vellija, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës...

Totaj shprehet i gatshëm për të mbështetur “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, Enver Sulaj...

Fillon rigjykimi në rastin për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, ka filluar rigjykimi në rastin ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili...

Turqia ndërron emrin e shtetit, e konfirmoi Erdogan

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në...

Kush ishte në Kosovë urdhërues i vrasjeve të disidentëve politik në emigracion?

Shkruan:Azem Ramadani “Ata pak vetë që ishin shumë të informuar e kanë ditur, ndërsa mua personalisht Josip Perkovi?(ish drejtues i lartë i UDB-shënim i A.R)...

Kryetari i Malishevës priti në takim pune ministrin Damka

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim pune, Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona...

Masat e reja kufizuese antiCOVID, komunat fajësojnë nivelin qendror për mosbashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të shqyrtojë mundësinë për ndryshimin e masave antiCOVID, kjo pasi ditëve të fundit në vend është rritur numri i...

Lajmet e Fundit