‘Mbikëqyrësit’ e Thaçit mblidhen për herë të parë

Mustafa e Thaci ne KuvendKomisioni për politikë të jashtme pritet që të mbajë sot në orën 11:00 mbledhjen e parë inauguruese.

Këtë takim, e ka konfirmuar për “Zërin”, anëtarja nga PDK-ja, Blerta Deliu. Por ajo ka thënë që Thaçi nuk pritet të jetë prezentë sot.

Këtë komisioni i cili mbikëqyr punën e zëvendës kryeministrit, njëherësh ministrit të punëve të jashtme, Hashim Thaçi pritet ta udhëheq paraardhësi i tij, Enver Hoxhaj.

Ndërsa anëtarë të tjerë janë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, Blerta Deliu nga PDK-ja, Ismet Beqiri nga LDK, Puhije Demaku nga Vetëvendosja si dhe Elmi Reqica.

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit