Thaçi: Mbledhja e dy qeverive mbahet në mars

Hashim Thaci14-24Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se mbledhja e radhës e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet në muajin mars.

“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit evropian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit