Mblidhet opozita, prezent edhe Shpend Ahmeti

Ka filluar takimi në mes liderëve të partive opozitare, atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe Nismës Për Kosovën, Fatmir Limajt.

Ky takim po mbahet me qëllim të koordinimit për protestën e paralajmëruar për datën 18 Prill “Kundër kapjes së shtetit”.

Në këtë takim përveç që po marrin pjesë edhe Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, për herë të parë po merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ndërkaq, ky është takimi i dytë i opozitës që po mbahet me qëllim të koordinimit për protestën e 18 Prillit./Indeksonline/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit