5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mblidhet Qeveria, në rend dite marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë – Prizren” (MMPHI).

Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstrakteve të Procesverbaleve dhe Transkriptet nga mbledhjet: 180 dhe 182 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 179, 181, 183 dhe 184 elektronikey korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM), shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia” (MD), shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatën Administrative (MD).

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Po ashtu bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana – Justiniana Secunda” pjesë e trashëgimisë në mbrojtje të përhershme (MMPHI) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 KijevëZahaq, Segmenti Kijevë-Dollc (AMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresallc (MMPH) , shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të pronës në Zonën Kadastrale Gënçar, Komuna Prizren, e menaxhuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës (MKRS) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar, me qëllim të ofrimit të strehimit (MD).

Qeveria ka në rend dite edhe këto pika, shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020 (ZKM), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD) Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi (MD), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (MPB), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projekti “Programi-Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Siguri të Ujit” (MEFPT) , shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në Kosovë për vitet 2024-2030 (MMPHI), shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Farërat (MBPZhR).

Qeveria do të informohet mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë vitit 2023 (ZKM), dhe mbi të arriturat në zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit