Mbrojtja vazhdon fjalën përfundimtare për “Kleçkën”

Fatmir-Limaj5-22Avokatët mbrojtës të të akuzuarve në rastin “Kleçka”, do të vazhdojnë edhe sot t’i paraqesin fjalët e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Ndërsa, fjalën e tij përfundimtare do ta thotë edhe ish komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj.

Seanca e sotme do të filloj në ora 09:30 në gjykatën e improvizuar në Kinemanë ABC1. Ndërkohë dje avokatët mbrojtës i kanë quajtur të pabaza, të pavërteta dhe sajuese deklaratat e dëshmitarit kryesor në këtë gjykim, Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.

Avokatët duke u bazuar në provat e tyre, kanë kërkuar nga trupi gjykues që të nxjerr vetëm një aktgjykim dhe atë lirues, duke e konsideruar atë si të drejtë dhe meritor për këtë rast.

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit