Mbyti djalin me litar, nëna e pranon krimin

Litari“Arrest me burg” ka qënë masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e Lushnjes ditën e sotme për 71-vjeçare, Hatixhe Ahmetaj.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në orët e mesditës së sotme. Prokuror i kësaj çështje ishte Petrit Çano, ndërkohë që e akuzuara ka pasur një avokat të përcaktuar nga shteti.Gjatë zhvillimit të senacës gjyqsore, 71-vjeçarja e ka pranuar krimin duke thënë se i biri ka qenë përdorues lëndësh narkotike dhe shumë herë ka përdorur edhe dhunë mbi të.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë e cila është marrë parasysh nga trupi gjykues.

Prokurori Petrit Çano ka pohuar se kjo dosje do ti kalojë për hetim, Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit