Më 18 nëntor, protestë për çlirimtarët

OVLUCKKryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), mbështet protestën me moton: “Në mbrojtje të vlerave të luftës” e organizuar nga studentët dhe rinia e Kosovës, e cila do të mbahet më 18 nëntor (të hënën).

Kryesia e OVLUÇK-së, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive në këtë protestë. “Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi gjendjen aktuale të krijuar pas ngritjes së aktakuzës kundër bashkëluftëtarëve të ZO të Drenicës. Kryesia e OVL të UÇK-së, kundërshton njëzëri këtë aktakuzë, si të pabazë dhe tendencioze, që ka për qëllim njollosjen e figurave emblematike të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Kryesia gjithashtu, reagon lidhur me arrestimin e bashkëluftëtarit dhe gazetarit Milaim Zeka, duke e konsideruar ndërhyrje në punën e gazetarisë hulumtuese”, është bërë me dije në një komunikatë për medie, sipas së cilës: “Kryesia e OVLUÇK-së, po ashtu ka marrë vendim për organizimin e protestave në mbarë vendin, me ç’rast për datën, mënyrën dhe kohën e organizimit, bashkëluftëtarët dhe opinioni do të informohen me kohë”.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit