19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Më 22 prill, Parlamenti voton për Gjykatën e Veçantë

KuvendiKosoves9-21Një letërkëmbim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it dhe krijimin e një Gjykate të posaçme, që do të hetojë të gjeturat e një raporti të Këshillit të Evropës të publikuara në vitin 2010, pritet të përmbyllet të martën me përgjigjen që duhet t’i kthejë letrës ftesë së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Letërkëmbimi do të hap rrugën që Parlamenti i Kosovës ta diskutojë dhe ta votojë atë në një pako ligjesh që do t’u dorëzohen deputetëve, nga qeveria e Kosovës.
Letra e Ashton, me të cilën pranohet kërkesa e institucioneve të vendit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës së posaçme, thonë zyrtarë qeveritarë, do të dorëzohet nga zyra e Presidentes në qeverinë e Kosovës, e cila do ta paraqes në Parlament si ligj të veçantë për të cilin do të deklarohen deputetët, transmeton Zëri i Amerikës.

Megjithëse faktori ndërkombëtar në Kosovë ka kërkuar që letërkëmbimi të dorëzohet gjatë kësaj jave, zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se ka shumë më shumë mundësi që Parlamenti do të mund ta votojë pakon e ligjeve së bashku me letrat, të martën e ardhshme më 22 prill, në një seancë të jashtëzakonshme. Kjo edhe për faktin se qeveria duhet të përgatis propozimet për ndryshime të një numri ligjesh që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, që do të kërkojnë kohë për analizim nga ana e deputetëve.

Kryesia e Parlamentit la të hapur mundësinë që çështja të hidhet për miratim kurdo që deputetëve u dorëzohen materialet e punës, varësisht nga procesi i këmbimit të letrave ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ndonëse nuk shihet me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, miratimi i saj pritet të ndodhë në Parlamentin e Kosovës, për të shmangur themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Miratimi në Parlament do të hapte ndërkaq mundësinë shumë shpejt grupet parlamentare të përgatisin edhe kushtet për shpërbërjen e Parlamentit për të çuar vendin në zgjedhje parlamentare, me gjasë nga fundi i muajit maj ose në pjesën e parë të qershorit

Më Shumë

Në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit

Në 100-vjetorin (29 mars 1925) e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në...

Shtëpia e familjes Kovaçi në Prizren drejt përfundimit të restaurimit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e afërt të restaurimit të shtëpisë së familjes Kovaçi në...

Lajmet e Fundit