-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

“Me mendje te Championsi, e përmbysim Lyon. Titulli? Duam të dhjetin radhazi”

Paulo Dybala pësoi një lëndim muskulor në fitoren 2-0 kundër Sampdorias, rezultat që i dhuroi zyrtarisht titullin e nëntë radhazi Juventusit. Argjentinasi po punon fort për të qenë gati për sfidën e kthimit kundër Lyon në Champions League.

Bardhezinjtë kanë humbur 1-0 në Francë dhe në 7 gusht do të japin gjithçka për t’u kualifikuar në çerekfinale. Dybala ka dhënë një rrëfim për The Guardian, aty ku flet rreth ambicieve të tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Ky sezon ka qenë shumë i gjatë dhe tani duhet të fokusohemi te Champions League. Kanë kaluar pesë muaj që prej ndeshjes së parë me Lyon, kanë ndodhur shumë gjëra prej asaj kohe, por ne e dimë se çfarë kërkojmë.

Do të jetë e çuditshme të luajmë pa tifozëve dhe ndeshje teke. Gjithsesi, në fillim duhet të përmbysim Lyon në Torino. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Mua më pëlqen të fitoj, edhe shokëve të skuadrës i pëlqejnë trofetë.

Jemi krenar për atë që kemi arritur, të fitosh nëntë tituj kampionë radhazi është pothuajse e pabesueshme. Po mendojmë të fitojmë të dhjetin. 1% e rrogës time për aktivitete solidariteti në fushën e arsimit? Arsimi është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë njerëzve një ndihmë konkrete“, përfundon Dybala.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren: Drejtorët e shkollave po shfrytëzohen nga PDK për fushatë zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka kritikuar partinë në pushtet për përfshirjen e drejtorëve të shkollave në parafushatën zgjedhore. Reagimi i plotë: Drejtorët e shkollave...

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten...

Lajmet e Fundit