Më shumë se 20 orë pa rrymë, kryetari i Malishevës i reagon Kurtit: Mos na diskriminoni

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati i ka reaguar qeverisë pasi komuna që ai udhëheq ta e disa dita ka reduktime të rrymës, për më shumë se 20 orë.

Kastrati ka kërkuar nga Kurti dhe Rizvanolli që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, e nderuar mërgatë, biznese të respektuara,

Është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.

I bëj thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni!

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit