8.7 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Më të mirët e Spitalit të Prizrenit

Në ambientet e Spitalit Rajonal në Prizren, të hënën, menaxhmenti i spitalit ka organizuar një takim përmbyllës për vitin 2018. Drejtori ekzekutiv i Spitalit Rajonal , Dr. Afrim Avdaj, vitin 2018 e ka vlerësuar si një nga vitet më të suksesshme, ndërsa atributet për këtë sukses i ka adresuar në stafin menaxherial, gjithë të punësuarit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare. 

1 31122018.png

“Po përmbyllim një vit të suksesshëm. Viti 2018 është vit i ndryshimit substancial të punës dhe  përmirësisimit të kushteve të punës, të infrastrukturës, ngritje e përgjegjësisë në punë, respektim të orarit të punës, gatishmërive, kujdestarive, sigurimit të pajisjeve të reja mjekësore, ngritje të cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë, fillimin e projektit për caktimin e termineve online etj.P,- pohoi drejtori Avdaj, duke përmendur disa statistika për vitin 2018, si:  mbi 23 mijë të hospitalizuar, mbi 230 mijë vizita specialistike, rreth 5700 operacione, rreth 180 mijë shërbome diagnostike, rreth 30 mijë shërbime të dializës etj.Andaj, më lejoni që në këtë takim përmbyllës për sukseset dhe të arriturat gjatë këtij viti meritat dhe falënderimet t’ua dedikoj stafit tim të ngushtë, shefave dhe kryeinfermierëve të reparteve, udhëheqësve të njësive, Këshillit Profesional, komisioneve dhe të gjithë  punonjësve të spitalit,-tha drejtori, Prof. Ass.  Dr. Afrim Avdaj.Drejtori Avdaj ka falënderuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që në forma të ndryshme kanë kontribuar në sukseset e arritura gjatë këtij viti.

Ai ka veçuar MSH-në,  SHSKUK-së dhe Qeverinë e Luksemburgut, që kanë mundësuar reailzimin e aktiviteteve të parapara me planin Strategjik 2017-2021, në kuadër të cilit është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit të Spitalit t ëprgjithshëm të Prizrenit me spitalin e Izolas në Slloveni.

Ai ka folur edhe për prioritet për vitin  2019. 

“Të gjithë qytetarëve të rajonit të Prizrenit, por edhe më gjerë, ju premtoj se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së, dhe institucioneve dhe organizmave tjerë do të ngrisim shkallën e përgjegjësisë së punëtorëve shëndetësore, me qëllim të ngritjes së cilësisë në  ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Dhe do angazhohemi maksimalisht të pajisemi me aparaturë të nevojshme për diagnostifikim sa më cilësor, në veçanti një rezonancë magnetike, ndërtimin e Spitalit për Nëna dhe Fëmijë dhe Kardiologjinë Invazive dhe shërbime tjera, si synimi ynë kryesor që Spitali i përgjithshëm i Prizrenit ta jetë spital konkurrent jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, përfundoi drejtori iekzekutiv i Spitalit, përfundoi drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj .  Në fund të takimit përmbyllës me mirënjohje për punëtor të dalluar për vitin 2018 janë shpërblyer:

2 31122018.png

Depatamenti i Degëve KirurgjikeInfermierët: Sylejman Kurtaj- ORL dhe Sehad Vehapi-kirurgjiDepartamenti i Degëve InternistikeDr. Amir Shala-pulmologji dhe infermierja Selvisha Susuri- Koronare me mjekim intenziv  Departamenti për Nëna dhe FëmijëInfermierja Zemrije Daka-gjinekologjiDepartamenti Emergjencës me reanimacionDr. Afrim Jaha- Emergjencë dhe infermnieri Xhezair Krasniqi-dhoma e zgjimitDepartamenti i Diagnostikës me Ambulancat SpecialistikeDr. Elvira Murati-laborator dhe  Nedime Koqinaj-patologjiDepartamenti i Administratës me shërbime të përbashkëtaShpresa Hoxha, Bulent Salla, Sheiop selmani dhe Sadri Çoçaj.

3 31122018.png

Më Shumë

66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Policia shqiptoi 1514 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1514 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit