17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Mediat serbe: Hashim Thaçi po kërkon luftë

Gazeta Blic nga Beogradi ka publikuar një shkrim, në të cilin ka intervistuar politikanë dhe ekspertë të çështjeve politike e të sigurisë në Serbi, në lidhje me deklaratën e Hashim Thaçit se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid.

Si përfundim, e përditshmja del me titullin e ashpër “Hašim Ta?i ho?e rat”. këtij shkrimi ia ka ngjitur një fotografi të ish-shefit politik të UÇK-së, nga koha e luftës.

Politikanë dhe ekspertë të marrëdhënieve dhe të drejtës ndërkombëtare në Beograd, kanë thënë që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon luftë, pas deklaratës se Kosova do të ngrisë padi ndaj Serbisë.

Për më tepër, deklarata e ministrit të jashtëm nga Prishtina, është komentuar nga ta edhe si demonstrim i qasjes dhe raportit të tij armiqësor ndaj Serbisë.

“Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, në radhë të parë për shkak se nuk ka për çfarë ta padisë, por edhe për shkak se Kosova nuk është shtet”, ka thënë shefi i zyrës për Kosovë e Metohi në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton “Blic”, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij, Thaçi, me temën e gjenocidit, po i kontribuon mosnormalizimit të raporteve, gjë që, siç shtoi ai, dëshmon se Prishtina nuk është e interesuar për dialog, por se këtë e bën pasi është e detyruar nga ndërkombëtarët.

Drejtori i Qendrës për Alternativa Strategjike, Dushan Prorokoviq vlerëson se për këtë deklaratë, Thaçi do të paguajë një çmim të madh, në afat më të gjatë, pasi e pamundëson marrëveshjen Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, e cila do ta hapte rrugën e Kosovës për anëtarësim në OKB.

Si përfundim, Blic nxjerr titullin “Hašim Ta?i ho?e rat”, që në shqip do të thotë “Thaçi po kërkon luftë”, pasi me deklaratat e tij po dëshiron të pengojë dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

Më Shumë

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit