5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mediat serbe: Kryeministri i ri i Maqedonisë mund të jetë shqiptar!

Shtypi serb vazhdon të ketë në fokus ngjarjet në Maqedoni, duke i rënë kambanave për gjoja rrezikun që paraqet Shqipëria e Madhe.
Gazeta serbe “Pravda” shpreh shqetësimin sesi në mes të Shkupit u dëgjuan thirrje për UÇK-në, ndërkohë që u valëviten edhe harta të Shqipërisë së Madhe.

“Nëse u besohet spekulimeve që sillen në politikën e Shkupit, të cilat nuk mund t’i vërtetojmë, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe kryeministri i ri të jetë shqiptar”, thuhet në artikullin e gazetës “Pravda”.

Më tej, kjo media spekulon sesi kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev është i lidhur ne njerëz të Brigadës 113 “Ismet Jashari”. /shekulli/

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Lajmet e Fundit