28.8 C
Prizren
E shtunë, 29 Qershor, 2024

Mehmet Ali Pasha, aventurieri që trembte Perandorinë Osmane

1-teskti-5Është publikuar në shqip saga e katërt e librave me detektivin osman, Jashim. Stambolli i vitit 1840, kur Perandoria Osmane është në prag të rrënimit dhe Rusia ka kthyer sytë drejt Kostandinopolit historik, me idenë e ribashkimit të krishterimit ortodoks në strehën e tyre të parë, mund të lexohet edhe në shqip, pasi që shtëpia botuese “Sara” ka sjell atë përmes Fari Laçkës.

Sikur, edhe në të gjithë librat e Jason Goodwin, edhe kësaj radhe takojmë një tjetër shqiptar. Teksa shkruan për vdekjen e Sulltan Mahmutit II, Goodwin thotë për Mehmet Ali Pashën se “ishte ngjitur në fronin e osmanit si sundues me çallmë i një perandorie mesjetare dhe kishte vdekur me frak dhe feste. Nën mbretërimin e tij të gjatë, i kishte dhënë Perandorisë Osmane kalorësí allafrënga, njëfarë kushtetute, ushtri bashkëkohore dhe pushkë. Kishte shkatërruar jeniçerët e pabindur si pengesë ndaj përparimit, u kishte lëshuar grekëve Greqinë, rusëve Krimenë, ndërsa Egjiptin ia kishte lënë në dorë një shqiptari aventurier të quajtur Mehmet Ali Pasha…”.

Shumëçka për Mehmet Ali Pashën ka ardhur përmes sagës “Syri i keq”, të shkrimtarit Jason Goodwin.

Personazhi dominues

Shtëpia botuese në Shqipëri “Sara” ka vetëm pak kohë që ka hedhur në treg librin e katërt të “sagës” së Jason Goodwin, të botuar në mbi 40 gjuhë “Syri i keq”, nën përkthimin e Fari Laçkës. Një libër i shkruar plot frymëzim mbi një prej perandorive më të mëdha, asaj Osmane, mbi një botë mbi të cilën janë ngritur qytetërimet e sotme.

“Saga” e librave të historianit dhe shkrimtarit Goodwin me detektivin osman, Jashim, do të ishte e paplotë pa futjen e këtij personazhi dominues në politikën e kohës.

Mehmet Ali shqiptari, i cili në krye të një batalioni me shqiptarë, arriti të çlironte Egjiptin nga Napoleon Bonaparti, më 1805-n do të merrte fermanin nga Sulltani, për t’u bërë guvernator, bashkë me titullin Pasha. Djali i një familjeje të thjeshtë shqiptare, i cili për një kohë të gjatë ishte marrë me tregti nëpër Çamëri, vendosi t’i bashkohej Perandorisë Osmane për një të ardhme më të mirë. Qysh herët ai kishte mësuar shkrim e këndim, çka e kishte bërë largpamës. Ashtu si Ali Pashë Tepelena, i cili kishte arritur të depërtonte në Perandorinë Otomane, duke marrë besimin e sulltanit, Mehmet Ali Pasha i cili zotëronte mjeshtërisht artin e luftës, si të gjithë shqiptarët në Perandorinë Otomane, kishte arritur me zgjuarsi të ishte aleat i osmanëve. Dorëshkrimet dhe fermanët për këtë shqiptar jo të zakonshëm ruhen ende jo vetëm në arkivat e Egjiptit, por edhe ato të Stambollit. Jason Goodwin, historiani dhe shkrimtari i njohur anglez, do të haste shumë prej tyre, në kërkimet e tij mbi Perandorinë Osmane, shkruajnë mediat shqiptare. “Syri i keq” është një roman, i cili lexohet shpejt, nga vetë mënyra sesi Goodwin e përshkruan historinë. Ai të bën të ndjekësh fletë pas flete këtë eunuk të jashtëzakonshëm, dhe njëkohësisht tepër të thjeshtë, përmes të cilit zbulohet gjithë madhështia dhe të fshehtat e perandorisë së botës. Nga “Pema e Jeniçerëve” te “Syri i keq”, Goodwin ruan një rrjedhë logjike të kronologjisë mbi të cilën i vendos ngjarjet, për ta dhënë të plotë tablonë e jetës së Perandorisë Osmane deri në fund të rënies së saj më 1923, me krijimin e Republikës së Turqisë së sotme. Ashtu si librat e tjerë, shkrimtari ka ndërthurur temat dhe ngjarje historike me trillimin, duke e bërë po aq tërheqës sa edhe librat e tjerë të botuar deri më tani. Por Goodwin zbulon të shkuarën, atë që në njëfarë mënyre është dhe një lloj kritike mbi mënyrën sesi politika e sotme turke e ka servirur historinë.

Pas “Syri i keq”, shtëpia botuese “Sara” do të sjellë për lexuesin një tjetër libër të kësaj sage, i cili lindi krejt rastësisht nga autori që nuk e kishte parashikuar kur nisi të shkruante aventurat e Jashimit. “Klubi Bakllava”, libri që pritet me interes nga lexuesi në Britaninë e Madhe, së shpejti do të jetë edhe për lexuesin shqiptar, për të jetuar një tjetër aventurë të pazakontë dhe kaq ekzotike të eunukut Jashim.

Më Shumë

Sot temperatura deri në 33 gradë Celsius, mund të ketë edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat siç thuhet në...

Sonte nis festivali “Zambaku i Prizrenit”

Sot do të nisë edicioni i 35-të i Festivalit të Këngës Qytetare "Zambaku i Prizrenit". Festivali do të mbahet në Kinemanë "Lumbardhi", nga ora 20:30,...

Lajmet e Fundit