Mehmeti: Dragashi është i imi

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, nuk dyshon në fitoren e 3 nëntorit. Ai tha se LDK-ja është alternativa e vetme në këto zgjedhje për Dragashin. Mehmeti fitoren e mbështet edhe në programin që LDK-ja ka hartuar për zgjedhjet e nëntorit.

. “LDK-ja me më 3 nëntor, do të dalë fituese”, tha Mehmeti për “PrizrenPress”. Sipas tij, LDK-ja ka hartuar një program i cili është i realizueshëm dhe shumë praktik.

Sipas tij, PDK-ja në dy mandatet e fundit e ka keqqeverisur në mënyrën më të keqe Dragashin. “ Nuk kanë qenë të aft të menaxhojnë. Kanë dështuar në të gjitha sektorët”, shprehet Mehmeti.
Sipas tij, menaxhimi i keq i PDK-së, do të jetë edhe një përparësi për fitoren e LDK-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit