6.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Menaxhmenti i UPZ-së, bllokon zgjedhjet në Fakultetin Juridik

UPZ-objektiKryetari i Parlamentit të Studentëve në UPZ, Nehat Gashi, akuzon menaxhmentin e këtij institucioni, për shantazhe dhe bllokim të procesit në zgjedhjen e dekanit të Fakultetit Juridik.

Ai tregon se menaxhmenti fillimisht ka manipuluar me listën e kandidatëve për të vazhduar deri të bllokimi i procesit zgjedhor.

“Në Fakultetin Juridik menaxhmenti i UPZ-së në mënyrë arbitrare dhe me shantazhe ka ndërprerë dhe bllokuar procesin zgjedhor për dekanë”.

“Në këtë fakultet fillimisht janë manipuluar listat e kandidatëve me të drejtë vote, duke u ndërruar tërësisht pesë herë”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, në këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë pasur edhe punëtorët të cilët nuk kanë kontrata të punës.

“Të drejtë vote kanë pasur individët të cilët në momentin e votimit nuk kanë pasur kurrfarë kontrate të punës me UPZ-në, ndërsa janë përjashtuar personat me kontrata valide, vetëm e vetëm që të manipulohet rezultati i zgjedhjeve”.

Gashi thotë se sipas normave të UPZ-së, Dekani zgjedhet në raundin e pare me 2/3 e votave. ”Derisa në votimin e parë asnjëri kandidat nuk fitoj 2/3 e votave, në raundin e dytë votat e kandidatëve ishin të barabarta”.

“Në Rregulloren për zgjedhje të UPZ-së, neni 18, paragrafi 6 thuhet shprehimisht se ‘në rast të votave të barabarta, organizohet votimi përfundimtar dhe vendimtar mbahet për kandidatët me vota të barabarta. Kjo nuk ndodhi fatëkeqsisht, por votimi u ndërpre nga menaxhmeti me shantazhet ndaj studentëve senator pse nuk kanë votuar kandidatin e preferuar të menaxhmentit”.

“Në këtë rast menaxhmenti përkundër vrejtëjeve të KQZ-së, (një pjesë e anëtarëve të KQZ-së në shenjë proteste nuk morri pjesë në procesin e votimit fare) se ky votim ishte në mënyrë të paligjëshme dhe duhej të anulohej, megjithatë për të thelluar edhe më shumë shkeljet senati nuk aplikon rregulloren e zgjedhjeve të UPZ-së për ta mbajtur raundin e tretët, pasi kandidatët kishin vota të barabarta”.

“Më vonë pa mbajtur fare takim apo marrë vendim menaxhmenti njofton se “zgjedhet Kryesuesi i Këshillit të Fakultetit si ushtrues i Dekanit, pa votim fare dhe në kundërshtim me rregulloren për zgjedhje të UPZ-së , Neni 17, paragrafi 1’, Votimi me vota të fshehta bëhet për: b) Zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të këshillit të Fakultetit i cili do të jetë edhe përfaqësues dekan në senat”.

“Parlamenti Studentor kërkon fuqishëm nga menaxhmenti i UPZ-së që të respektojë ligjshmërinë dhe të zhbllokoj procesin e votimit menjëherë aty ku u ndërpre në mënyrë të kundërligjshme dhe të mbaj raundin e tretë të votimit sipas rregullores në fuqi”.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së, iu dërgon këtë letër të hapur të gjitha organeve kompetente, që sa më parë të evidentojnë dhe të marrin veprime konkrete për të ndaluar keqpërdorimet dhe veprimet e paligjshme në UPZ”.

“Në rast të neglizhencës, Ne do të marrim masa duke protestuar dhe duke kërkuar përgjegjësi konkrete nga menaxhmenti i UPZ-së, vetëm dhe vetëm për të mbrojtur gjenerata të tëra nga injoranca!”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend...

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Lajmet e Fundit