9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Mendimi i Rugovës drejtë politikës

mendim-Rugova2Njohës të çështjeve politike në vend nuk e dinë nëse Mendim Rugova, djali i madh i ish-presidentit Rugova duhet të hyjë në politikë, por ata janë pajtuar me disa nga konstatimet e Mendimit në një intervistë për gazetën Tribuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka punët mirë. Humbja me radhë e zgjedhjeve qysh prej vdekjes së ish presidentit Rugova, ka ardhur si rezultat i pamundësisë së kësaj partie për t`u reformuar. Konstatimet i ka bërë Mendim Rugova, djali që deri tash është njohur si artist fotografie dhe meteorolog, duke mbetur larg syve të publikut profesioni i tij i vërtetë prej politologu.

Mendimi, në këtë intervistë ka thënë se ka hamendje nëse duhet të hyjë në politikë.
Ai ka folur edhe për humbje të idealit rugovist, për shkak të zhgënjimit të njerëzve gjatë procesit të shtetndërtimit.

Analisti politik Krenar Gashi, vlerëson se ideali rugovist në LDK ka humbur bashkë me shuarjen ish presidentit Ibrahim Rugova.

“Ideali rugovist në LDK ka humbur bashkë me shuarjen e Ibrahim Rugovës. Kjo, për shkak se Rugova, i cili ishte ideator dhe filozof politik, nuk arriti që të krijojë një vizion të ri politik për LDK-në e pasluftës dhe rrjedhimisht vdiq përpara se t’i jepet shansi që të zhvillojë një vizion të kësaj partie ne Kosovën e pasluftës.

Kësisoj, është absurde kur dëgjojmë zëra që bëjnë krahasime brutale mes LDK-së së viteve ’90 dhe LDK-së sot”, ka deklaruar Gashi../tribuna/

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit