Mënyra e veçantë e dorëzimit të detyrës nga Anton Quni te ministri i ri

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni dje ia ka dorëzuar postin ministrit të posazgjedhur, Armend Mehaj.

Quni postin e tij e ka dorëzuar në një mënyrë të veçantë, raporton Gazetea Express.

Teksa dorëzoi postin, Quni i tha disa fjalë për punën që ka kryer kjo ministri deri tani, duke i uruar Mehaj për rrugëtimin e ri.

Quni madje ka folur edhe për kohën kur e ka pranuar detyrën, teksa thotë se ka qenë shumë i emocionuar, por tha se ndjehet mirë pasi kjo përgjegjësi po i kalon tashmë Armend Mehajt.

Kujtojmë se Albin Kurti nuk ia kishte dorëzuar detyrën e kryeministrit, Avdullah Hotit.

Mandatin nga ministritë e udhëhequra nga Vetëvendosje, atyre të LDK-së ua dorëzuan pjesëtarë të stafit civil.

 

 

 

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit