9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kurti nga Prekazi kujton bombardimet e NATO-s, thotë se ende nuk ka drejtësi për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin qeveritar sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa tha se vijnë në këtë vend për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkohet.

Kurti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Ai tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe dhe drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë ende, ashtu siç nuk është vënë për shumë dëshmorë e martirë anekënd vendit.

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.

“Ne i kujtojmë me dhembje e mall Shaban, Hamzë e Adem Jashari dhe të gjithë, 59 anëtarët e kësaj familjeje, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikur për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anekënd Kosovës.

Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkojmë”, tha Kurti. /Telegrafi/Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin qeveritar sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa tha se vijnë në këtë vend për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkohet.

Kurti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Ai tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe dhe drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë ende, ashtu siç nuk është vënë për shumë dëshmorë e martirë anekënd vendit.

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.

“Ne i kujtojmë me dhembje e mall Shaban, Hamzë e Adem Jashari dhe të gjithë, 59 anëtarët e kësaj familjeje, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikur për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anekënd Kosovës.

Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkojmë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit