7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Meremetimi i shkollave në Komunën e Malishevës, në përfundim e sipër

Në kuadër të përgatitjeve të drejtorisë komunale për arsim në Komunën e Malishevës, për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020, është duke u bërë edhe meremetimi i objekteve shkollore, në ato objekte të cilat kanë nevojë për meremetim.

Punimet në meremetimin e shkollave, e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi.

Berisha e Thaçi, janë ndarë të kënaqur me punimet e kryera deri më tani dhe kanë marrë zotimin nga operatori, se të dhjetë objektet shkollore, përfshi edhe çerdhen, do të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Meremetimet në objektet shkollore është në përfundim e sipër.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori Thaçi, janë takuar edhe me disa nga drejtorët e shkollave, me të cilët kanë biseduar për përgatitjet për fillimin sa më të mirë të vitit të ri shkollor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit