4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Merkel: Po i mbyllëm kufijtë, Evropa merr fund

“Nëse i mbyllim kufijtë, Europa merr fund”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë kongresit të CDU-së, duke reaguar kështu ndaj planeve të Austrisë, që për të frenuar fluksin e emigracionit ka njoftuar mbylljen e kalimit të Brenerit, në kufirin mes Italisë dhe Austrisë.

Merkel ka deklaruar se deri para pak kohësh 50 mijë persona arritën në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Nëse këto flukse tani spostohen drejt Libisë dhe Italisë, nuk mund të themi të mbyllim Bernerin”, ka deklaruar kancelarja.

Sipas Merkel, duhet një “solidaritet i arsyeshëm”, edhe më i arsyeshëm se parashikimet dhe përforcimi i bashkëpunimit me vendet që kufizojnë zonat e krizave.

“Duke e dhënë ndihmën në vendin ku ka nevojë, bien motivet për t’u nisur drejt Europës në duart e skafistëve”, ka thënë Merkel.

Ajo ka kujtuar se, që nga fillimi i vitit disa qindëra persona janë mbytur gjatë arratisjes përmes detit nga vendet e luftës.

“Nuk mund të shtiremi sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të themi që skafistët të bëjnë ç’të duan dhe ne të mbyllim kufijtë”, ka shtuar Merkel.

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Lajmet e Fundit