10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Merreni shembull Edi Ramën

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, meriton notë të lartë për qeverisjen e shtetit shqiptar.

Demaçi ka thënë për Epoka e Re se Edi Rama në 300-ditëshin e parë të qeverisjes ka bërë kthesë historike kombëtare.

“Unë mendoj se kjo është kthesa e madhe kombëtare, e cila është pritur qysh prej kalimit nga sistemi njëpartiak në sistemin shumëpartiak. Kjo kthesë ka pasur mundësi të bëhet edhe më përpara, por kjo vonesë ka ndodhur për shkaqe të shumta, të brendshme dhe të jashtme. Ardhja e Edi Ramës dhe shpalosja e projektit të përgjithshëm kombëtar e ndërkombëtar dhe arritja e tij që për një kohë kaq të shkurtër, që ta bindë Evropën që me të gjithë të metat e mëdha që janë të pranishme në Shqipëri dhe në hapësirat shqiptare, shteti shqiptar ta marrë statusin e vendit kandidat për të aderuar në Bashkim Evropian”.

“Po ashtu, Edi Rama tregoi suksese edhe në eliminimin e problemit ‘Lazarat’, edhe pse ende kanë mbetur disa bishta të tillë anembanë trojeve shqiptare. Këto janë dy suksese të mëdha, të fuqishme, të cilat duhet të kihen parasysh kur mendohen këto 300 ditë”.

Ai ka thënë se për këto 300 ditë Rama ka arritur t’i heqë disa barriera të panevojshme midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë jam objektiv dhe i paanshëm. Kushdo që punon për kombin, qoftë i majtë apo i djathtë, e ka respektin tim”.

Demaçi në këtë bisedë për Epoka e Re u ka sugjeruar politikanëve të Kosovës ta marrin si shembull Edi Ramën se si duhet të qeveriset shteti.

“Politikanët e Kosovës duhet të marrin mësim nga Edi Rama. Me përparimin e Shqipërisë dhe me heqjen e barrierave në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, Kosova po vjen në një situatë që t’i bëjë shumë gjëra që nuk do t’i bënte pa një Shqipëri dinamike. Rama nuk e ka hallin të bëjë luftë për pushtet, por ai e ka hallin si ta zhvillojë Shqipërinë”.

“Një Shqipëri e fortë është një Kosovë e fortë. Një Shqipëri e zhvilluar është një Kosovë e zhvilluar. Këtu s’kemi çfarë flasim. Ne ia shohim hairin një Gjermanie të fortë, lëre me një Shqipërie të fortë”.

Më Shumë

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit