-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Mesazhi i Haxhi Avdylit që votoi kundër rrëzimit të Kurtit: Fjala e dhënë do të mbahet

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, bashkë me kryekuvendaren Vjosa Osmani, kanë qenë më të zëshmit kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të dy në ditën kur ësht ëvendosur mocioni i partisë së tyre në Kuvend për rrëzimin e Kurtit, kanë votuar kundër.

E tashmë kur kanë kaluar disa ditë që nga prishja e qeverisë, Avdyli në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Vjosa Osmanin dhe deputetin tjetër të LDK’së që gjithashtu ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë, Ardian Shalën.

Avdyli ka thënë se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe se e drejta s’do të tradhëtohet.

“Fjala e dhënë do mbahet, e e drejta sdo tradhëtohet. Këta ishim, e kështu jemi. Si dikur e tani aty…” ka shkruar Avdyli./Express/

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit