11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Messi befason me fjalët për Oblak

Lionel Messi ka vetëm fjalë të mira për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak.

Sa herë janë takuar së bashku, Leo ka vuajtur shumë për të gjetur rrjetën, e në anën tjetër edhe Oblak ka vuajtur për t’i ndalur magjitë e 33-vjeçarit të Barcelonës.

Oblak është shndërruar në njëri prej më të mirëve falë pritjeve të mrekullueshme çdo ndeshje, derisa ka një përqindje të frikshme.

Ata së bashku u takuan muajin e kaluar, ku Oblak ia mohoi disa herë golin Messit, për ta ndihmuar Atleticon të fitojë 1-0.

“Është mirë të përballemi me njëri-tjetrin”, tha 33-vjeçari për “Bud Football”. “Ai është një nga portierët më të mirë në botë për momentin, dhe është gjithmonë mirë të luftosh kundër më të mirëve”.

“Është një motiv shtesë për të qenë në gjendje, ose për t’u përpjekur, për të shënuar një gol, ndaj të cilit është shumë e vështirë, siç dëshmon ai në çdo lojë që luan. Është mirë të përballesh me të në ndeshje”. /Insporti

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit