-0.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe do të jetë numër një në botë, thotë Cury

Lionel Messi do të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën për të qëndruar në Camp Nou, sipas ish-skautit të klubit Andre Cury.

Kontrata e argjentinasit me Barcelonën mbaron më 30 qershor dhe ai mund të largohet falas në verë nëse vendos kundër vazhdimit të marrëveshjes me klubin në muajt në vijim, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse gjatë fillimit të këtij sezoni u duk i sigurt largimi i Messit në fund të kampionatit, pasi 33-vjeçari kishte bërë përpjekje serioze për t’u larguar verën e kaluar, zgjedhja e presidentit të ri dhe përmirësimi i lojës së skuadrës në kohët e fundit mund t’ia kenë ndërruar mendjen atij.

Cury është optimist se Messi nuk do të lëvizë vendi.

“Jam pothuajse i sigurt se Leo do të qëndrojë në Barcelonë. Ai do të jetë i lumtur përsëri dhe do ta ketë një ekip të ri që luan mirë dhe pas një apo dy viteve ai do të jetë përsëri numër një në botë”, tha Cury.

“Shtëpia e Leos është në Barcelonë dhe Argjentinë. Leo e dashuron Argjentinën dhe luan me gjithë forcën për ekipin kombëtar dhe për Barçën po ashtu”, shtoi ai.

Më Shumë

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Një incident serioz ka ndodhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Bashkimit. Një tifoz i Vëllaznimit...

Vjedhjet brenda llojit – Cilëve kandidatë iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit në Prizren?

Ka përfunduar rinumërimi i votave të 235 vendvotimeve të komunës së Prizrenit, rinumërim të cilin e kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dyshimeve...

Lajmet e Fundit