11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Messi feston ditëlindjen e 34-t: Pesë performancat e tij më të mëdha me Argjentinën

Legjenda e futbollit, argjentinasi Lionel Messi, feston sot ditëlindjen e 34-t.

Superylli argjentinas i Barcelonës gjerësisht konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave.

Me 73 gola në 147 ndeshje, ai është shënuesi më i mirë në histori të Argjentinës dhe po ashtu e ndan rekordin e paraqitjeve me përfaqësuese me Javier Mascheranon.

Messi aktualisht gjendet me Argjentinën në Brazil ku po merr pjesë në Copa America. Ai ka ndihmuar me një gol e një asistim në tri ndeshjet e para të fazës grupore. Argjentina, me shtatë pikë nga tri ndeshje, ka siguruar vendin në çerekfinale.

Më poshtë janë pesë performancat më të shquara të Messit me Argjentinën.

Goli i parë në Kupën e Botës (2006)

Goli i parë në Kupën e Botës do të jetë gjithmonë i veçantë për Lionel Messin. Ai shënoi kundër Serbisë e Malit të Zi në fazën grupore të Botërorit 2006.

Ishte ndeshja e dytë e Argjentinës në fazën e grupeve ku Messi u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Maxi Rodriguezit. Brenda tre minutave ai asistoi për golin e Hernan Crespos, ndërsa më pas shënoi golin e gjashtë dhe të fundit të Argjentinës në ndeshje në minutën e 88-të.

“Hat-tricku” i parë me përfaqësuese (2012)

Lionel Messi e realizoi “hat-trickun” e parë me Argjentinën në ndeshjen kundër Zvicrës në miqësoren në Bern të vitit 2012.

Argjentinasi realizoi golin e parë në minutën e 20-të pas asistimit të Sergio Agueros, para se Xherdan Shaqiri të barazonte për Zvicrën. Por, Messi realizoi dy gola tjerë në minutat e fundit për të siguruar fitoren.

Dy gola kundër Nigerisë në Botërorin 2014

Një nga performancat më të mëdha të Lionel Messit në Kupën e Botës ishte kundër Nigerisë në fazën grupore të Botërorit 2014.

Argjentinasi kishte siguruar 1/8 e finales, por i duhej një pikë për të siguruar vendin e parë në grup. Messi realizoi golin e parë në minutën e 3-të, por Nigeria barazoi brenda një minute.

Messi e ktheu Argjentinën në epërsi para fundit të pjesës së parë, me një gol nga gjuajtja e lirë nga 25 metra, por sërish Nigeria barazoi brenda dy minutave në pjesën e dytë.

Messi më pas asistoi për golin e tretë të Marcos Rojos, duke siguruar tri pikët e ARgjentinës.

Me dy gola e një asistim, Messi u zgjodh lojtar i ndeshjes.

“Hat-tricku” kundër Brazilit (2012)

Brazil – Argjentinë është një prej rivaliteteve më të mëdha në botën e futbollit dhe përballjet e këtyre dy përfaqësueseve gjithmonë janë klasike.

Në një përballje të tillë miqësore në vitin 2012 në SHBA, Lionel Messi u bë hero i Argjentinës, duke realizuar “hat-trick” dhe ndihmoi Argjentinën drejt fitores 4:3.

“Hat-tricku” që e dërgoi Argjentinën në Botërorin 2018

Lionel Messi ka shënuar gjashtë tregolësha në karrierën e tij me Argjentinën, por tregolëshi kundër Ekuadorit në eliminatore për Botërorin 2018 ishte ndoshta më i rëndësishmi që ka shënuar me Argjentinën.

Argjentina ishte në vend të gjashtë në renditje në eliminatore dhe po përballej me Ekuadorin, ndërsa mundësia ishte reale që të mbetej jashtë një Botërori për herë të parë pas 48 vjetëve.

Për të bërë gjërat më të rënda, Ekuadori kaloi herët në epërsi. Por, Lionel Messi tregoi një performancë të madhe dhe shënoi “hat-trick” për të siguruar fitoren e Argjentinës dhe kualifikimin në Botëror.

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit