Messi thyen tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës.

Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në emrin e tij, duke asistuar për Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, në fitoren 1:4 të Barcelonës kundër Villarrealit.

Me këto dy asistime, Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord, kësaj radhe personal, në kuadër të asistimeve.

Ishte asistimi për Griezmann ai që ishte i 19-ti për Leon këtë sezon në La Liga, shifër kjo e paarritur më parë nga ai.

Messi, përveç se është asistuesi më i mirë në La Liga, ai prin edhe në listën e realizatorëve, me gjithsej 22 gola.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit