7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Messi zbulon se në cilin kampionat dëshiron të luajë pas Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i etur të luajë në Major League Soccer (MLS) një ditë, edhe pse e pranon se jo në të ardhmen e afërt.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkutpon se argjentinasi është i lirë të bisedojë më klubet e tjera nga 1 janari, transmeton Gazeta Express.Megjithatë, Messi këmbëngul se mendjen e ka vetëm se si të fitojë trofe në këta gjashtë muajt e mbetur të këtij sezoni.

“Gjithmonë kam thënë se dua ta provoj ligën e Shteteve të Bashkuara. Por jo tani”, tha Messi për La Sexta.

“Nuk do të ishte mirë për mua ta thosha sot se çfarë do të bëj dhe për më tepër as vetë nuk e di. Nuk e di nëse do të largohem apo jo. Por nëse largohem, dua ta bëj në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.

“Kur të pensionohem, dua të kthehem në këtë qytet dhe të punoj për klubin. Barcelona është shumë më e madhe se çdo lojtar”, theksoi Messi.

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit