30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Meta: Nuk do të ketë qeveri ‘Thaçi 3’

Bardhyl Meta-ldk1Anëtari i LDK-së dhe ish kandidati për deputet, Bardhyl Meta, pas përplasjeve të fundit ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe atyre të AAK-së, ka reaguar duke thënë se nuk do të ketë Qeveri Thaçi 3.

Në një postim në Facebook, Meta ka thënë se nuk do të ketë koalicion LDK- PDK e as prishje të marrëveshjes së LVAN-it. Sipas tij, secila kauzë ka kurbanët e saj.

Lexojeni të plotë postimin e Bardhyl Metës në Facebook:

– Kauzat e drejta, ato që synojnë ndryshimin, kanë nevojë për konsistencë !

Dhe, Koalicioni i Madh – LVAN – ka edhe kauzë, edhe konsistencë, e besa edhe rezultate – ende pa filluar Qeverisjen!
Cilat rezultate?

– Ndryshimin! Cilin ndryshim?

– Po, edhe zyrat ndërkombëtare, sikur edhe opinion vendor, të gjithë e dimë, se s’do të ketë më Qeverisje Thaqi 3.
– Tutje, si LDK, gjithashtu, mbetemi konsistent, dhe s’kemi asnjë dilemë – sikur s’kanë dilemë rreth kësaj çështje – as anëtarët, strukturat tona dhe votuesit tanë, e s’kanë dilemë as partnerët tanë të koalicionit LVV, AAK dhe NISMA – dhe për më tepër, s’kemi lanë dilema as te qendrat e vendosjes ndërkombëtare me të cilat komunikojmë çdo ditë: pra, se qëndrimi ynë si LDK është, se s’ka më koalicion LDK-PDK!

Është koha për rotacion, për ndryshime rrënjësore në këtë vend…! Konsistenca karshi kësaj kauze, bëri që t’heqim dorë edhe nga posti i Kryeparlamentarit…!
Kauza meriton, kurbanet e saj…

Mund të ngjajnë rrugës, gjithherë në të mirë të kauzës, edhe 1001 sfida tjera, që kërkojnë gjithherë përgjigje specifike, por, është krejtësisht e sigurt, se partnerët e koalicionit, të gjithë dhe gjithë secili veç e veç, s’do të lanë jo vetëm figurë e personalitete, po s’do të lanë edhe asnjë gurë pa lëvizur, që t’sjellin në realitet institucionet e reja – Qeverinë e re të koalicionit – dhe institucionet që burojnë nga vota e qytetarëve për ndryshim – në mënyrë që t’venë menjëherë në lëvizje, ndryshimin e shumëpritur dhe aq të nevojshëm për vendin, qytetarinë, ekonominë e zhvillimin, progresin drejt BE-së dhe shtetin ligjorë e të drejtë…!

Pra, edhe një herë, shkurt: Nuk ka më Qeveri Thaqi 3! Nuk ka koalicion LDK-PDK! Dhe nuk ka prishje të marrëveshjes, të parimeve për qeverisje të përbashkët LVAN, për shkak të kauzave personale…!
Kaq është arrit në ndërkohë, nga Koalicioni Madh për Ndryshim.

Tjerat, po i bisedojmë, duhet t’i bisedojmë, dhe do t’i bisedojmë bashkërisht mes vete dhe me të gjithë miqtë e kauzës…

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit