10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Michael Jackson është gjallë?

Padyshim që ditën kur Mbreti i muzikës Pop u shua, ishte një humbje e madhe për fansat. Por disa e kanë ende të vështirë ta pranojnë se Michael Jackson ka vdekur dhe të shumtë janë ata që vijojnë të prentendojnë se ai është gjallë.

Ndaj, kjo selfie e vajzës së tij Paris Jackson, e postuar në Instagram ka rindezuar shpresat e tyre.

Pasi Paris postoi foton në rrjetin social në Maj, një hije në sediljen e pasme çoi në teori të shumta konspirative, ku sigurisht nuk mungunan ata që shprehën bindjen se në sfond ishte pikërish Mbreti i Pop –it.

Tashmë, një video e postuar në YouTube, nën titullin “Shokuese, Michael Jackson shfaqet gjallë në 2016 – ën në foton e Instagram të Paris Jackson”, po përpiqet që ta përforcojë edhe më shumë këtë teori.

Klipi, 2 minuta i gjatë, ka arritur të tërheqë më shumë se 348 mijë shikues ndërsa komentet janë nga më të ndryshmet.

Miachel Jackson u gjet pa jetë në banesën e tij në Los Angeles në vitin 2009. Ai ishte 48 – vjeç./tvklan.al

Më Shumë

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Lajmet e Fundit