19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Mike Tyson “hedh” karrigen me rrota dhe ngjitet në ring

Disa javë pasi u pa në një fotografi ku shfaqej në një karrige me rrota, duke i trembur jo pak fansat, legjenda e boksit, Mike Tyson, ka shpërndarë një video gjatë një stërvitjeje në ring.

Në këtë video, Tyson duket qartë që jo vetëm se nuk ka probleme shëndetësore, por lëvizjet e tij të shpejta dhe të furishme janë të pabesueshme.

“Iron Mike”, i cili ishte zyrtarisht në pension që nga viti 2005, postoi videon në Instagram të mërkurën në mëngjes, teksa stërvitej me trajnerin e tij, Rafael Cordeiro.

 

56-vjeçari ka vuajtur për shkak të problemeve shëndetësore në kohët e fundit dhe u fotografua në një karrige me rrota në aeroportin e Miamit, në muajin gusht.

Tyson shpjegoi atëherë se kishte ka vuajtur nga “shpërthim i nervit shiatik”, një problem i vjetër për të.

Ai ka treguar më parë se dhimbja e shpinës e detyroi të linte boksin dhe një shpërthim serioz në vitin 2020 e lanë shtrat për dy javë.

Kohët e fundit, Tyson ka folur për mënyrën sesi ai pret që vdekja e tij të vijë “shumë shpejt” ndërsa fliste me një terapist të traumës.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht,” tha Tyson. “Pastaj, kur shoh pasqyrën, dalloj ato pika të vogla në fytyrën time, them: “Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt”, kishte deklaruar Tyson.

 

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova U20 shkruan histori – kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26). Me këtë fitore Kosova U20 te meshkujt...

Fjolla Berisha Dorambari i bashkohet LDK-së në Prizren

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren i është bashkuar Fjolla Berisha Dorambari, një profil i njohur në fushën e gazetarisë dhe komunikimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit