3.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Mike Tyson përlotet teksa flet për karrierën e tij në boks

Mike Tyson njihej si njeriu më i rrezikshëm në planet gjatë karrierës së tij në boks dhe ai është përlotur teksa ka rrëfyer se sa shumë po i mungon vetja si kampion boksi.

Ish-kampioni i botës, Mike Tyson, mbetet njëri ndër boksierët e preferuar të shumë tifozëve për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse gjatë karrierës së tij.

Përderisa tani është kthyer në formë të mirë fizike, 54-vjeçari e ka pranuar se ai nuk është më i njëjti dhe është përlotur teksa ka rrëfyer se sa shumë i mungon koha kur ai ishte ndër boksierët më të mirë në botë.

“Unë jam student i luftërave të dreqit. I njoh të gjithë luftëtarët – Akili, Aleksandri e Napoleoni. I njoh të gjithë, kam lexuar dhe i kam studiuar të gjithë. Unë e njoh artin e të luftës, vetëm këtë e kam studiuar”, ka thënë Tyson.

“Për këtë arsye mua më frikësohen aq shumë. Për këtë arsye më frikësoheshin aq shumë kur hyja në ring. Unë isha një asgjësues, për këtë kam lindur”.

Kliko videon

“Tani, atë ditë kanë shkuar. Është boshe, unë s’jam asgjë. Jam duke punuar në artin e përulësisë. Kjo është arsyeja pse po qaj sepse nuk jam më i njëjti person dhe po më mungon ai person”. /Gazeta Express/

.

 

Më Shumë

Abdixhiku nga Hasi: Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh

Abdixhiku ka zhvilluar takim me qytetarët në Lipovec të Hasit. Ai është shprehur se ajo çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, siç u...

Zbulohen dy banorët e rinj të Big Brother Vip 4

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP 4. Gerti ka një histori konflikti...

Lajmet e Fundit