Mbi 2 mijë raste aktive dhe mbi 3 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 deri më sot ka arritur në 5,877 raste nga 31,541 persona që janë testuar si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, ditëve të fundit kemi pasur numër të madh edhe të personave të shëruar.

Deri më sot janë shëruar 3,069 pacientë, ndërkaq numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2,669.

IKSHPK ka apeluar te qytetarët, bizneset dhe gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit