3.8 C
Prizren
E enjte, 7 Nëntor, 2024

Milaim Zeka i bashkohet Nismës

Gazetari Milaim Zeka ka aderuar sot në subjektin politik Nismës që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.
Siç merr vesh Gazeta Express, Zeka i është bashkuar këtij subjekti për faktin që ai është i afërt me Jakup Krasniqin, i cili mban një nga postet kryesore brenda këtij subjekti.

Po ashtu, Gazeta Express merr vesh se Zeka do të jetë në listë për deputet.

Nisma do të garojë në një listë zgjedhore me AAK-në. Dy subjektet kishin nënshkruar marrëveshje muaj më parë, ndërkohë që bashkëpunimi i tyre kishte filluar në kohën kur këto subjekte organizonin protesta kundër Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë në një postim në Facebook pak minuta më parë, Zeka ka mbrojtur aderimet e kolegëve gazetarë nëpër subjekte politike.

Gazetaret krijojne opinione, politika i ndryshon proceset

Po e shohe, qe shume veta, o kritikojne, o po i shajne aderimet e kolegeve te mi neper parti politike.

Cdonjeri ne kete bote, e ka te drejten absolute qe vet te percaktohet, se si te jetoje, si te mendoje, e si te garoje politikisht. Cdo qytetare e katundar, duhet me dite, qe ne gazetaret vetem krijojme opinione permes shkrimeve tona, ose permes emisioneve tona, mirepo politika eshte ajo qe na i ndryshone gjerat. Na bene jeten tone ose me te mire, ose me te keqe.

Perzgjedheja e nje partie politike, eshte si puna e nuses, ose e burrit. Dikush e ka qef te gjate, dikush te shkruter, dikush me folke, dikush pa floke, e keshtu me radhe. Kur nje profesor e pyeti Hallary Clintonin se a don ta ndryshoje boten, ajo u pergjigj: Po! Atehere futu ne politike, i tha ai. Imagjinoni se cfare fati ka pasur kombi shqipetar, edhe kombet e tjera te botes, me futjen e saje ne politike. Por ka edhe raste te kunderta. Imagjinoni se cfare tragjedie u solli popujve te Ballkanit futja ne politike e Milloshevicit. Imagjinoni se cfare tragjedie te rende i sollen Kosoves shume te paditur qe ju futen politikes. Shume kriminel, shume vrases, shume hajdute, shume rrugac, shume te pacipe, e te pashkolluar, mbi te gjitha ne akademine e familjes.

Qe 17 vite, kjo race politikanesh, me shume nje 10 perqindesh te ndershem, ja kane nxi ftyren Kosoves perpara popujeve te botes, e ja kane nxi jeten popullit te Kosoves, saqe asnje shprese per te ardhmen nuk ja kane lane.

Prandaj mos i paragjykoni keta gazetare. Le ta tregojne veten edhe ne politike. Ai qe ka qene pis ne gazetari, e faqezi, ka me u ba edhe ma i poshter ne politike. Ai qe ka qene i ndershem, i ndershem ka me mbete deri ne vdekje! Kosova duhet me ndryshu. Kosova ndryshon, vetem kur partite e pushtetit shkone ne pension, ose i kthehen pllugut, traktorit, lopes, dhise, bullicave, e deleve te fshatit. Kostumet e shtrenjeta, nuk ia mbulojne budallakine e politikanit. Kravata, ta ngulfate fytin, po jo budallallek

====

Edhe gazetari Milaim Zeka pritet që këto ditë t’i bashkohet një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Sipas burimeve të portalit “Zëri.info”, Zeka është në negociata me disa parti politike, por gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën.

Zeka edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar ka përkrahur kandidatin e NISMËS për kryetar të kësaj komune, Isa Xhemajlajn, i cili ka humbur në balotazh nga kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Përndryshe, gjatë javës së fundit dy gazetarë kanë aderuar në politikë. Ish-kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra i është bashkuar PDK-së së Kadri Veselit, ndërsa gazetari Halil Matoshi partisë së Ramush Haradinajt(Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)./Zeri/

Më Shumë

Vrasja me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari pretendon se në procesverbalin e seancës së fundit s‘janë futur disa fjali

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren,...

Në 24 orë, policia shqipton 2 mijë e 224 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shpërndarë 2 mijë e 224 tiketa trafiku. Sipas forcave të rendit,...

Lajmet e Fundit