Millanoviq: Do të lobojë për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, i ka premtuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se do të lobojë edhe personalisht për njohje te pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“E njohim procesin integrues nëpër të cilin po kalon Kosova dhe si shtete mike që jemi, mund të llogarisni për gjithçka në përkrahjen tonë. Na keni në dispozicion për çdo gjë. Unë edhe personalisht do të angazhohem me lobim te pesë shtetet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë kryeministri kroat, Zoran Millanoviq gjatë takimit me Thaçin.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe kroatët ishin miq edhe para se të kishin shtete.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit