2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Ministri Avdullah Hoti vizitoi kryetarin e LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylin

avdullah hoti me haxhi avdylinMinistri i Financave Avdullah Hoti, ka vizituar sot kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylin.

Hoti tha se zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Prizren, kanë qenë shembullore.

“Zgjedhjet në degën e Prizrenit kanë qenë shembullore dhe kanë vendosur kurs pozitiv për zgjedhje në gjithë LDK-në në pranverë”, shkruan Hoti në Facebook.

“Suksese dr.Haxhiut dhe Kryesisë së re në rrugën që kanë nisur për të kthyer LDK-në në krye të qeverisjes lokale në Prizrenin historik”.

“Përvoja e dr.Haxhiut në Këshillin e Ekspertëve për Shëndetësi të LDK-së është një aset shumë i vlefshëm”.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli sot ka pritur e përcjellë shumë aktivistë të LDK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Lajmet e Fundit