11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ministri Bajrami: Qendra e Kompetencës në Malishevë, model i shkollimit profesional

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, sot ka qëndruar në Malishevë, përkatësisht në Qendrën e Kompetencës, të cilën e ka quajtur si një shkollë model i mësimit profesional, ndërsa ka premtuar mbështetje për këtë qendër të arsimit profesional. Ndërsa kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga ministri Bajrami, mbështetje më të madhe, për rritjen e cilësisë në mësimin profesional.

Fillimisht, ministri Bajrami, i shoqëruar nga kryetari Begaj, drejtori i arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyçi, bashkë me drejtorin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë vizituar hapësirat e brendshme të shkollës, dhe me këtë rast ministri Bajrami, u njoftua me kushtet e mësimit, për rreth 900 nxënësit e kësaj shkolle profesionale.

Arsim Bajrami tha se MASHT-i, është duke punuar që deri në 2016-tën, shkollat profesionale të jenë autonome dhe të vet menaxhohen.

“Kjo shkollë është model për shkollat e ngjashme, për realizimin e mësimit cilësor”, tha Bajrami.

“Shkollat profesionale do të funksionojnë sipas modeleve evropiane dhe ju në këtë shkollë, e praktikoni këtë formë të mësimit dhe përgatitjes profesionale dhe kjo shkollë është pikë referente për të gjitha shkollat, për zhvillimin e mësimit teorik dhe praktik dhe unë ju premtoj se do të punojmë për gjetjen e fondeve shtesë, në mënyrë që të sigurojmë mbështetje për këtë shkollë me mjete konkretizuese, në mënyrë që të arrihet qëllimi për të cilën edhe është hapur kjo shkollë profesionale”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet e përgjithshme në sistemin e arsimit parauniversitar, ministri Bajrami, tha se “janë duke punuar në depolitizimin e shkollave”, ndërsa Qendrën e Kompetencës në Malishevë, e quajti një “aset”, për krijimin e kuadrove për tregun e punës.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ministrin e MASHT-it, e vlerësoi si ministrin më të mirë, që ka Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Është nder për Qeverinë e Kosovës, ta ketë një ministër siç është ministri Bajrami”, tha Begaj.

Ndërsa duke folur për Qendrën e Kompetencës, ai tha se “kjo shkollë është prej më të mirave në vend, por me gjithë të arriturat, dëshiroj që të rritet kualiteti i mësimdhënies dhe për këtë kërkoj mbështetje më të madhe nga ana e ministrit”.

“Unë besoj në reformat për rritjen e cilësisë në arsim dhe jam kundër centralizimit”, tha Begaj, duke aluduar në Agjencinë për Mësimin Profesional, që sipas kryetarit Begaj deri më tani nuk është treguar i suksesshëm mënyra e centralizimit, përmes kompetencave, të shkollave profesionale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit