18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Ministri Gashi: DokuFest nga një festival, në një institucion i veçantë i kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritje për pjesëmarrësit e Festivalit “Dokufest”. Gjatë këtij organizimi, Ministri Gashi tha se Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST është ngjarja më e rëndësishme kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë .

“Përgjatë ditëve sa mbahet festivali, qyteti i Prizrenit vërshohet nga mijëra vizitorë nga shumë vende të botës. Filmat shfaqen në disa kinema, duke përfshirë edhe kinematë nën qiellin e hapur. Ky festival është një ngjarje e cila e ka bërë të njohur Prizrenin dhe Kosovën gjithandej botës, veçanërisht tek artistët dhe te industria e filmit”, ka thënë ministri Gashi.

Ministria e Kulturës ka mbështetur fuqishëm organizimin e festivalit të sivjetshëm e cila si ngjarje kulturore po e promovon Kosovën gjithandej, duke sjellur shumë filma e artistë në Prizrenin e bukur ka thënë ministri Gashi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, duke e pasë gjithmonë parasysh rezultatet e mëdha të artistëve, krijuesve dhe performuesve tanë, e veçanërisht njerëzve të filmit, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrën ma të mirë të mundshme në gjithë botën, e një prej tyre është edhe ngjarja më e madhe kulturore, siç është festivali DokuFest, të cilin me plot të drejtë mund ta quajmë jo vetëm festival, por edhe një institucion i veçantë i kulturës në Kosovë tha ministri Gashi.

“Gjithmonë duke i pasë parasysh rezultatet e këtij festivali, por edhe të filmave tanë gjithandej botës, para dy tre ditësh kemi marrë vendim që buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili ka qenë diku rreth 750 mijë euro, ta rrisim për 100 përqind, me qëllimin e vetëm që gjithë njerëzit që e punojnë filmin të kenë mbështetjen e duhur të shtetit”, ka thënë Gashi

Ndërsa drejtori artistik i Dokufest-it Veton Nurkollari tha që “Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ta falënderoj ministrin për lajmin e jashtzakonshëm, për dyfishimin e buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që në përkthim do të thotë më shumë filma nga Kosova për Kosovën, më shumë njohje ndërkombëtarisht me anë të filmit dhe unë shpresoj që ai dyfishim të trefishohet, katërfishohet dhe të kemi sa më shumë suksese”, shtoi Nurkollari. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

“Hardh Fest” rikthehet në Rahovec, festë e rrushit, rakisë dhe verës

Në qytetin vreshtar të Rahovecit nesër fillon festivali “Hardh Fest”. Nën moton “Për kokërr t’qefit!”, festivali synon të mbledhë mijëra vizitorë vendorë e të...

Lajmet e Fundit