13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e organizatës World Vision, me ç’rast kanë nënshkruar edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i ndërsjellët i MKRS-së dhe WVK-së në zbatimin e strategjive kombëtare që kanë në fokus te rinjtë. Organizata World Vision në Kosovë angazhohet që sipas drejtimeve strategjike të saj, të zbatojë Programin e Rinisë dhe Programin e Fuqizimit Ekonomik të Rinisë, të cilat janë në përputhje me objektivat e strategjive kombëtare.

Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin e të rinjve në : Prizren, Rahovec dhe Suharekë, Gjakovë dhe Malishevë, Lipjan dhe Graçanicë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Me këtë rast i pari i dikasterit të rinisë në Kosovë, u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.

“Kjo marrëveshje përkufizon qëllimin dhe vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar dhe sqaroi: “Ky bashkëpunim do të zgjas për një periudhë  pesë vjeçare dhe do konsistojë në zbatimin e disa projekteve në fushën e Fuqizimit të Rinjve, Zhvillimit Ekonomik”.

Ai shtoi se “projektet që do të realizohen në mënyrë specifike mbështesin fuqizimin e të rinjve të moshave 18-24 vjeç nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë përmirësimin e aftësive për jetën, krijimi i një mjedisi mbështetës për të rinjtë me anë të rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse së të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të një komuniteti, e po ashtu edhe pajisjen e të rinjve me njohuri, aftësi dhe përvoja përmes edukimit jo formal, që do të zgjerohen edhe në zonat rurale për të gjetur dhe mbajtur punësimin ose të fillojnë biznesin e tyre”, njofton Ministria e Kulturës përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq, Vjollca Racaj, nga organizata World Vision në Kosovë, fillimisht falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për nënshkrimin e këtij memorandumi duke e cilësuar si shumë të rëndësishme dhe kontribuuese në avancimin e të rinjve.

“Kjo marrëveshje mes Ministrisë dhe organizatës tonë, sot u nënshkrua në frymën e besimit, respektit dhe të  përgjegjësisë së ndërsjelltë dhe hap mundësinë e realizimit të shumë projekteve për të rinjë përmes të cilave do të ndikohet  ndërgjegjësimi dhe ngritja e kapaciteteve të të rinjve. Po ashtu, përmes projekteve që priten të realizohen në pesë vitet e ardhshme në kuadër të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar sot, synohet që të rinjtë të përgatiten me aftësi teknike që rrisin mundësitë e tyre në tregun e punës, nëpërmjet fitimit të aftësive teknike në një profesion të rëndësishme për kontekstin ekonomik lokal”.

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Lajmet e Fundit