15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ministri Gashi premton ndërtimin e Qendrës së Rinisë dhe të Kulturës në Junik

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut , z. Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut.

Theks i veçantë ju kushtua e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të kësaj komune, e veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së rinisë në këtë komunë.

Ministri Gashi , u zotua se do ta mbështes financiarisht më vlerë prej 150 mije euro komunën e Junikut në ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Rinore në këtë komunë, e cila do shërbej për nxitjen e të rinjve të kësaj komune në aktivitete të shumta. Gjithashtu MKRS do të mbetet e përkushtuar që të ndaj fonde edhe për restaurimin e disa prej kullave dhe mullinjve të këtij qytetit me qëllim të nxitjes së turizmit kulturor në këtë komunë.

Ndërkaq kryetari i Junikut e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me institucionet qendrore me qëllim të mbështetjes së rinisë, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të pasur që ka komuna e Juniku.

Më Shumë

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni. “Jap shumë merita sepse e njoh...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit