23.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Ministri i jashtëm belg e ka një lajm të keq rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai iu përgjigj interesimit të deputetes belge, Gwenaëlle Grovonius duke thënë se: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan. Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin ”, përfundoi ai.

Më Shumë

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan. Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Jahir Krasniqi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Krasniqi pas ndarjes nga jeta të Jahir Krasniqit, veteran i...

Lajmet e Fundit