19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Ministri Vitia takon deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu, për sigurmin e vaksinës Pfizer

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, dhe sekretarin Naim Bardiqi.

Haxhiu ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Vitia e ka ftuar Haxhiun në takim pasi ky i fundit ia ka dërguar ministrit kontaktet me email para dy ditësh.

“Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19”, shkruan tutje Haxhiu.

Teksa shton se vaksina është shpëtim jete.

Postimi i tij i plotë:

“Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh.

Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete.

Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer.

Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19.

Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë.

Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e ka subjekti politik që është në Qeveri.

Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete!”.

Ndryshe, Insajderi ka raportuar se Vitia nuk e ka nëshkruar kontratën e cila i siguronte Kosovës numër të madh të vaksinave.

Më Shumë

Kurti nderon me praninë e tij finalen e turneut të futbollit në Gjonaj të Hasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij finalen e turneut tradicional të futbollit të zhvilluar në...

Murinjo dëshiron Vedat Muriqin, por Beshiktash nxjerr 5 milionë euro për të

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahçe i Murinjos. Beshiktashi e ka në...

Lajmet e Fundit