6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ministria e Drejtësisë do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privat

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka marr pjesë në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat.

Zëvendësministri Sallahu gjatë fjalës së tij tha se ky grup është themeluar me qëllim  të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat duke marrë parasysh vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave të përmbarimit dhe në veçanti faktit se Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura, tha Sallahu, Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre.

Ndër të tjera, Zëvendësministri Sallahu bëri të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë  ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim  të garantimit të  funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

Zëvendësministri Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat të Kosovës dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës,  Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin.

Ky proces mbështetet nga Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it.

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit