Ministria e Infrastrukturës: Rruga Prizren – Prevallë është e pakalueshme

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se rruga rajonale Prizren – Prevallë është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Sipas MI-së, të gjitha rrugët e tjera në Kosovë janë të qarkullueshme për automjete.

“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete perveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë. Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18:00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Brenda ditës do të shohim për mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren – Prevallë”, njofton MI.

Pas reshjeve të borës dhe shiut, sipas MI-së, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në pastrimin e autoudhëve dhe rrugëve kombëtare dhe rajonale dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit