Ministrja Haxhiu, sot e bën vizitën e parë në vendin ku vdiq Astrit Dehari në Prizren

Vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon që ta realizojë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Aty ku në nëntorin e vitit 2016 ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta ish-aktivisti i LVV’së, Astrit Dehari.

Lajmi se Haxhiu do të shkojë sot  Prizren është konfirmuar nga vet kabineti i saj.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër (e enjte) më datë 6 shkurt 2020, do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Vizita e ministres Haxhiu do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti./Express/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit