4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

MINUSI I JAVËS NË PRIZREN: Bojkotimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit

Kuvendarët e LDK-së bojkotuan seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Prizren.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se bojkotuesit bllokuan votimin për donacionin MAPL-së.

“Për shkak të mospjesëmarrjes së një numri të madh të asambleistëve në Kuvend, Komuna jonë sot ka humbur një donacion në vlerë prej 350,000 Euro nga MAPL. Fjala është për projektin e ndërtimit të rrugës Smaç – Mamushë, ku përfitues kryesorë do të ishin qytetarët e rajonit të Anadrinit dhe tërë komunës Prizrenit”, tha Haskuka.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, thirri  një seancë të jashtëzakonshme, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte ‘shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore’.

Seanca u bojkotuar nga partneri i koalicionit, LDK si dhe nga partitë opozitare.

Në mungesë të kuorumit, ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, tregoi ndërkaq se subjekti i tij politik, do të vazhdojë bojkotimin e seancës së Kuvendit.

“LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme te thirrur nga kryetari Mytaher Haskuka, derisa të konkretizohen të gjitha marrëveshjet paraprake për një bashkëqeverisje të mirëfilltë “, thotë Hoxhaj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Recidivisti suharekas: Sulmuesi i “mprehtë”, cak policinë (Video)

Policia e Kosovës është në telash me një person në Suharekë, i cili kryen vepra penale, por lirohet për shkaqe shëndetësore. Me këtë person, s’po...

Lajmet e Fundit