Miratohet nisma për eliminimin e tatimit të dyfishtë Kosovë-Shqipëri

Qeveria ka miratuar nismën e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se edhe pse ekziston një marrëveshje e tillë gjatë zbatimit ka pasur ngecje, prandaj edhe ka kërkuar rishikimin e saj, në mënyrë që kur të mbahet mbledhja e qeverive të të dyja vendeve të jenë gati ndryshimet.

Ajo ka bërë të ditur se deri më tani janë nënshkruar 16 marrëveshje me shtete të ndryshme sa i përket eliminimit të tatimit të dyfishtë.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit